Liburn Aliu ‘zbulon’ dëshirën e Kadri Veselit: Ja kush do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme dhe kush do renditet e dyta

Aktuale

Liburn Aliu ‘zbulon’ dëshirën e Kadri Veselit: Ja kush do t’i fitojë zgjedhjet e ardhshme dhe kush do renditet e dyta

Nga: N. H Më: 23 maj 2020 Në ora: 12:14
Liburn Aliu

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Liburn Aliu, përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se kreu i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, po dëshiron që Gjykata Kushtetuese ta godas edhe Thaçin edhe Lëvizjen Vetëvendosje.

Sipas Aliut të VV-së, Veseli e din që në zgjedhjet e ardhshme do t’i fitojë Vetëvendosje, por po ashtu ai thotë se beson që PDK-ja do të del e dyta dhe me këtë aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, bëhet presedani që i hap rrugën atij për t’u bërë Kryeministër.

Krejt në fund, ai me ironi thotë se kjo mund të jetë vetëm një koincidencë.

Ja shkrimi i tij:

Kjo që ka thënë Agron Bajrami, e që po 'hulumton' Besnik Krasniqi, është ajo që dëshiron Kadri Veseli. Po, mund të jetë koincidencë.

Kadri Veseli dëshiron që Gjykata Kushtetuese ta godas edhe Thaçin edhe Lëvizjen VETËVENDOSJE! dhe t'ia hap të dytit rrugën për Kryeministër. Ai e din që në zgjedhjet e ardhshme fiton LVV por po ashtu beson që PDK del e dyta dhe me këtë Aktgjykim të Gjykatës Kushtetuese, bëhet presedani që i hap rrugën atij për t'u bërë Kryeministër

E përsëris, po, mund të jetë koincidencë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat