Smaka: Të pabaza reagimet e GJK-se për ndërhyrje në punën e saj nga Thaçi dhe Kurti

Aktuale

Smaka: Të pabaza reagimet e GJK-se për ndërhyrje në punën e saj nga Thaçi dhe Kurti

Më: 23 maj 2020 Në ora: 12:29
Gjykata Kushtetuese

Gjykata Kushtetuese pak ditë më parë doli me një deklaratë ku dënoi diskursin publik të krerëve të shtetit ndaj kësaj Gjykate.

Kushtetuesja në deklaratën e saj përmendi Presidentin dhe Kryeministrin në Detyrë për paragjykimet në  vendimmarrjen e saj duke shtuar se nuk iu nënshtrohen presioneve dhe kërcënimeve të askujt.

“Gjykata Kushtetuese po ndjekë me shqetësim diskursin publik kërcënues që po zhvillohet ditëve të fundit nga presidenti dhe kryeministri në detyrë, si dhe bartës të tjerë të funksioneve institucionale dhe politike, të cilët duke akuzuar njëri-tjetrin për presion ndaj Gjykatës Kushtetuese nga pala tjetër, po mundohen të ndikojnë apo paragjykojnë vendimmarrjen e Gjykatës Kushtetuese për çështjen e dekretit të Presidentit për caktimin e mandatarit për krijimin e Qeverisë së re. Gjykata Kushtetuese e dënon ashpër këtë ndërhyrje në pavarësinë e vet institucionale, si dhe përpjekjen e akterëve politik dhe institucional për të përfshirë Gjykatën Kushtetuese në debate politike ditore”, thuhej në reagim.

Por njohësi i çështjeve Kushtetuese Riza Smaka në një prononcim thekson se opinionet e kujdo nuk duhet te cilësohen si formë presioni ndaj kësaj Gjykate, pasi liria e shprehjes garantohet me Kushtetutë.

Smaka thotë se Gjykata Kushtetuese është institucion gjyqësor më i privilegjuar në vendin tonë ndaj si i tillë lë të interpretojë Kushtetutën drejtë e pa hile.

“Opinionet e kujt do pra edhe të cilit do funksionar publik,nuk do të mund të cilësoheshin forma të presioneve në punën e Gjykatës Kushtetuese nga se liria e shprehejs së mendimi garantohet me dispozitën e nenit 40 të Kushtetutës. Konform me këtë i vlerësoj të pabaza reagimet nga Gjykata Kushtetuese kinse për influencimet në punët e saj nga Presidenti Thaqi dhe Kryeministri Kurti. Gjykata Kushtetuese është institucion gjyqësor më i privilegjuar në vendin tonë ndaj lë të interpretojë Kushtetutën drejtë e pa hile dhe të mos krijojë norma kushtetuese as ligjore jashtë sferës së kompetencave sië ka vepruar disa herë më parë.” thotë Smaka.

Smaka thotë se pavarsisht deklarimeve të krerëve politike Gjykata Kushtetuese duhet që në mënyrë të pavarur të interpretojë dispozitën e kontestuar të Kushtetutës.

“Gjykata Kushtetuese pavarësisht nga deklaratat publike të kujtdo qoftë , eventualisht , të Presidentit , të Kryeminstrit apo të cilit do titullarë të funksioneve publike e të mos flitet për qytetarët, kurdoherë do të duhej pavarësisht të interpretonte dispozitën e kontestuar të Kushtetutës por kurrsesi të mos krijonte normë kushtetuese të re nga se në atë mënyrë do të rreshqiste në jurisdiksionin e legjislativit dhe të tejkalimit të kompetencave të veta”

“Influencimi konvensional në punën e Gjykatës Kushtetuese pra edhe të gjykatave dhe institucioineve publike tjera mund të jetë ekstern dhe intern”Influencimi ekstern virtuelisht nuk do të mund të trajtohej i inkriminuar dhe nuk do të duhej të kishte ndikesë evidente. Në anën tjertë influencimi intern apo konfident kurdoherë do të mund të ishte me efekte dhe afektime konkrete dhe për aq më i dëmshëm. Influencimi konfidencial mund të manifestohej në forma të ndryshme të joshjeve dhe kanosjeve “Vis , Cleam , Precario” i cili , në rrethanat aktuale në vendin tonë dot nuk do të mund të përjashtohej.Nga droja e presioneve interne që janë të mundshme dhe të ndryshme mund të do të mund të dyshohej edhe në objektivitin e punës së secilit do institucion publik ,në përgjithësi, e konkretisht edhe në të Gjykatës Kushtetuese, veçanërisht në kompleksin dhe kontekstin e rrethanave politike të acaruara në aktualitet në vendin tonë”

Në vendimin e saj të parë Gjykata Kushtetuese pezulloi dekretin e Presidentit Thaçi për mandatimin e Avdullah Hotit si Kryeministër.

Vendimin përfundimtar kjo Gjykatë pritet ta japë me 29 Maj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat