Bajrush Hoti: Janë shpërndarë 30 pako ushqimore për familjet e dëshmorëve në nevojë

Aktuale

Bajrush Hoti: Janë shpërndarë 30 pako ushqimore për familjet e dëshmorëve në nevojë

Nga: N. H Më: 23 maj 2020 Në ora: 15:32
Shaban Mazreku, Bajrush Hoti dhe Fetah Rudi

RTV Dardania me seli në Zvicër me pronar Sadat Fejzi, në bashkëpunim me degën e LDK-së në Malishevë kanë shpërndarë 30 pako ushqimore për familjet e dëshmorëve në nevojë, si dhe invalid e veteranë të UÇK-së, për festen e Bajramit.

Këtë e ka bërë të ditur kryetari i degës së LDK-së në Malisheve, Bajrush Hoti, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Facebook.

Ja shkrimi i tij i plotë:

Sot RTV Dardania me seli në Zvicër me pronar z. Sadat Fejzi si donator,në bashkëpunim me kryetarin e Degës së LDK-së në Malishevë z. Bajrush Hoti,deputetin e Parlamentit të Kosovës z. Fetah Rud, z. Shaban Mazreku anëtar i kryesisë LDK-së dhe znj. Flora Hysenaj-Dardane përfaqësuese e RTV Dardania, njëherit aktiviste shumëvjeçare e LDK-së, si dhe përfaqësuesit e shoqatave të dala nga lufta e UÇK-së z. Metush Kryeziu dhe z. Sinan Gegaj shpërndanë 30 pako ushqimore për familjet e dëshmorëve në nevojë, si dhe invalid e veteranë të UÇK-së, për festen e Bajramit.

Faleminderit RTV Dardania dhe pronarit z. Sadat Fejzi.

Me këtë rast ju urojmë të gjithëve festen e Fitër Bajramit!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat