AAK reagon ndaj Francës e Gjermanisë ku bëjnë thirrje për rifillimin e bisedimeve Kosovë-Serbi

Aktuale

AAK reagon ndaj Francës e Gjermanisë ku bëjnë thirrje për rifillimin e bisedimeve Kosovë-Serbi

Më: 23 maj 2020 Në ora: 23:45
Foto ilustrim

Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës ka reaguar ndaj deklaratës së përbashkët të Gjermanisë dhe Francës ku bëhet thirrje për rifillim sa më të shpejtë të dialogut.

Anëtarja e Aleancës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka kritikuar dy shtetet e BE-së për paqartësi në shkresën e tyre.

Ajo në Twitter ka shkruar se ato nuk janë të qarta dhe as të vendosura për parimet e dialogut, qëllimin e dialogut, e as që ka ndonjë përkrahje të fuqishme që e garanton marrëveshjen finale.

Reagimi i plotë i Haradinaj-Stubllës:

Shkrimi i përbashkët franko-gjerman ndonëse i mirëseardhur, i mungon qartësia dhe vendosmëria e nevojshme, posaçërisht në:

parimin e dialogut për hedhjen poshtë të ndryshimit të kufijve,

qëllimin e dialogut për arritjen e njohjes reciproke si marrëveshje finale,

përkrahjes së fuqishme evropiane për të dyja palët, për garantimin e kësaj marrëveshjeje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat