Në Shtime shërohet edhe i infektuari i fundit me koronavirus

Aktuale

Në Shtime shërohet edhe i infektuari i fundit me koronavirus

Më: 24 maj 2020 Në ora: 07:14
Ilustrim

Në Komunën e Shtimes është shëruar edhe pacienti i fundit me koronavirus.

Lajmin e ka bërë të ditur Labinot Beqa, drejtor i Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale në këtë komunë, përmes një postimi në rrjetin social Facebook.

“Të dashur qytetarë të komunës sonë, sonte zyrtarisht është shëruar pacientja e fundit me COVID-19 në komunën tonë. Këto dy muaj prej rasteve të para me COVID-19 në Kosovë, nuk kanë qenë të lehta për secilin prej nesh. Unë ju falenderoj pa masë për kulturën dhe disiplinën e treguar gjatë kësaj kohe. Njëherit ju kërkoj falje secilit prej jush nëse në ndonjë rast nuk kam mundur të ju përgjigjem për shkak të angazhimeve të shumta gjatë kësaj kohe”, ka shkruar ai.

Më tej, Beqa ka kërkuar nga qytetarët që të vazhdojnë t’i zbatojnë këshillat e IKSHPK-s dhe të kenë kujdes të shtuar.

“Falënderim të veçantë meritojnë punonjësit e QKMF-së “Dr.Vezir Bajrami”, QPS-së si dhe ata të Shtëpisë së Komunitetit të cilët çdo ditë përgatitën ushqim në mënyrë vullnetare për personat pa përkujdesje familjare. Në fund, lus Zotin e Madhërishëm të ketë pranuar agjërimin edhe të gjitha lutjet tona gjatë këtij muaji të bekuar. Lutem Zotit të Madhërishëm që mos të kemi më raste me këtë virus në komunën tonë e po ashtu edhe rastet e mbetura aktive në Kosovë të shërohen sa ma shpejtë! Meqenëse rreziku për infektim ende ekziston, ju rekomandoj t’i zbatoni këshillat e IKSHKP-së dhe të keni kujdes të shtuar sikur deri më tani”, thuhet në fund të njotimit të tij.

Në këtë komunë që nga fillimi i pandemisë kanë rezultuar pozitiv gjithsej 19 raste, prej tyre 18 janë shëruar, ndërsa një ka vdekur si pasojë e COVID-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat