​AAK reagon ndaj shkresës franko-gjermane

Aktuale

​AAK reagon ndaj shkresës franko-gjermane

Më: 24 maj 2020 Në ora: 07:52
Meliza Haradinaj-Stubll

Ndaj deklaratës së përbashkët të Gjermanisë dhe Franca ku bëhet thirrje për rifillim sa më të shpejtë të dialogut, ka reaguar Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës.

Anëtarja e Aleancës, Meliza Haradinaj-Stublla, ka kritikuar dy shtetet e BE-së për paqartësi në shkresën e tyre.

Ajo në Twitter ka shkruar se ato nuk janë të qarta dhe as të vendosura për parimet e dialogut, qëllimin e dialogut, e as që ka ndonjë përkrahje të fuqishme që e garanton marrëveshjen finale.

Reagimi i plotë i Haradinaj-Stubllës:

Shkrimi i përbashkët franko-gjerman ndonëse i mirëseardhur, i mungon qartësia dhe vendosmëria e nevojshme, posaçësisht në:

- parimin e dialogut për hedhjen poshtë të ndryshimit të kufijve,

- qëllimin e dialogut për arritjen e njohjes reciproke si marrëveshje finale,

- përkrahjes së fuqishme evropiane për të dyja palët, për garantimin e kësaj marrëveshjeje.

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat