Vetëvendosje uron Fitër Bajramin

Aktuale

Vetëvendosje uron Fitër Bajramin

Më: 24 maj 2020 Në ora: 09:49
Ilustrim

Lëvizja Vetëvendosje ka uruar qytetarët e besimit islam me rastin e shënimit të festës së Fitër Bajramit.

Me këtë rast, kjo parti ka uruar mbarësi dhe që bajrami tjetër të na gjejë në rrethana shumë më të mira.

“Gëzuar Fitër Bajramin të gjithë qytetarëve të Kosovës të besimit islam, duke iu dëshiruar festë të qetë e mbarësi, duke shpresuar që Bajrami i ardhshëm të na gjejë në rrethana tjera festimi, shumë më të mira për vendin e qytetarët, të zakonshme për festën e Bajramit”, thuhet ndër të tjera në urimin e kësaj partie.

Po ashtu, kjo parti ka porositur që të ketë ndjeshmëri dhe domosdoshmëri për të ndihmuar të varfërit, çka thotë se shënon kjo festë.

“Si përherë, festa e Fitër Bajramit shënon fundin e rrugëtimit njëmujor të prirë nga mishërimi me gjendjen e përditshme të tjetrit, me shtimin e ndjeshmërisë për nevojtarët e të varfërit dhe domosdoshmërinë për t’iu ardhur në ndihmë”, thuhet në urim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat