Drecun kundërshton qëndrimin gjerman: Fuqia e BE-së ra në provim në lidhje me çështjen e Kosovës

Aktuale

Drecun kundërshton qëndrimin gjerman: Fuqia e BE-së ra në provim në lidhje me çështjen e Kosovës

Nga: F. B. Më: 24 maj 2020 Në ora: 11:39
Ilustrim

Presidenti i Këshillit të Kuvendit për Kosovë në Kuvendin e Serbisë Milovan Drecun deklaroi se Gjermania në mënyrë energjike kundërshton qëndrimin e administratës së presidentit Tramp, shkruan “B92”, transmeton “Bota Sot”.

Administrata angazhohet që megjithatë të jetë mundësia e hapur pët të arritur ndonjë kompromis në zgjidhjen e çështjes së Kosovës.

Duke fol lidhur me letrën e ministrave të jashtëm të Gjermanisë dhe Francës ku ftojnë në fillimin sa më të shpejtë të bisedimeve mes Kosovës dhe Serbisë, Drecun vlerësoi për RTS se “Fuqia e butë e BE-së ka rënë në provim”.

Ai theksoi se Gjermania është shumë rigjide në qëndrimin e saj dhe ai qëndrim është që përmes marrëveshjes gjithëpërfshirëse duhet të njihet pavarësia e Kosovës, që Serbia sipas Drecun “nuk do ta paguajë me asnjë çmim”.

Drecun tha se nëse qëndrimi i Francës dhe Gjermanisë është që të vazhdohet dialogu duhet të krijohen kushte për te dhe ky kusht është heqja e pakusht e taksës.

"Gjermania duhet të jetë e vetëdijshme se tash Serbia është mjaftueshëm e sa nuk mund të i diktojnë dhe imponojnë zgjidhjen e çështjes së Kosovës” tha Drecun.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat