Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se sot ka kryer ecjen tradicionale deri në Bogiqë, duke thënë se këtë rrugë e kanë kaluar ushtarët e Batalionit Gardist “Shkëlzen Haradinaj”.
“Ecje tradicionale deri në Bogiqë, gjurmëve të lirisë, nëpër shtigjet e rrahura nga luftëtarë të shumtë. Këtë rrugë e kaluan edhe trimat e Batalionit Gardist “Shkëlzen Haradinaj””.
“Për disa prej tyre ishte edhe udhëtim drejt përjetësisë. Përulemi përgjithmonë para veprës së gjashtëmbëdhjetë dëshmorëve të këtij batalioni, që ranë duke mbrojtur nderin e luftëtarit shqiptar. Respekt për ata që vazhduan luftën dhe nderuan emrin e tyre. Lavdi”, ka shkruar Haradinaj në rrjetin social Facebook.