Njohësi i sigurisë tregon se nga cili zyrtar i lartë rrezikohet Kosova

Aktuale

Njohësi i sigurisë tregon se nga cili zyrtar i lartë rrezikohet Kosova

Nga: H.O. Më: 24 maj 2020 Në ora: 20:29
Fadil Kajtazi

Njohësi i ҫështjeve të sigurisë, Fadil Kajtazi i pyetur nëse qytetarët e Kosovës janë të rrezikuar nga grupacione të tilla si “Garda Vullnetare Shqiptare”, ai thotë se rreziku më i madh që i kanoset Kosovës është kryeministri Albin Kurti. Kajtazi thotë se Kurtin e bën të rrezikshëm vetë fakti që është i padëshirueshëm në SHBA.

“Rreziku më i madh i Kosovës tani për tani është Zoti Kurti i cili ka izoluar ndërkombtarisht Kosovën. Prej se ka ardhur në pushtet nuk ka pas as edhe një ftesë për vizitë në vendet perëndimore dhe nuk e ka vizituar as një personalitet ndërkombëtar. Aq më tepër e bën të rrezikshëm fakti që ai është i padëshirueshëm në SHBA. Nëse një gjë e tillë do t’i ndodhte kancelares Merkel, as ajo si kryeministre e një vendi të fuqishëm nuk do të mund të qëndronte në pushtet më shumë se një javë”, thekson Kajtazi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat