Zëvendësministrat nuk raportuan për punën e tyre 100 ditëshe - Bota Sot
Zëvendësministrat nuk raportuan për punën e tyre 100 ditëshe

Aktuale

Zëvendësministrat nuk raportuan për punën e tyre 100 ditëshe

Më: 24 maj 2020 Në ora: 21:16
Albin Kurti

Angazhimin që patën në 100 ditë të qeverisë Kurti ministrat e shpalosen në një mbledhje solemne. Secili nga ta tregoi se cilat ishin ato që i konsiderojnë suksese të dikasereve që udhëheqin.

Por njëjtë nuk vepruan edhe zëdhënësit e këtyre ministrave.

29 zevendësministrat nuk patën mundësi të raportojnë për punën e tyre.
E se kontribuuan në masë të madhe e thotë njëri nga ta.
Edison Jakurti që është zevendës i Rozeta Hajdarit tregon se çka konkretisht ishte angazhuar gjatë kësaj kohe.

Por ky nuk ishte angazhimi i vetëm që kishte.

Përgatitja e tij akademike bëri që Jakurti të bëhej edhe pjesë e ekipit për krijimin e pakos fiskale .

E zëvendësministri i ministrisë së ekonomisë, punësimit, tregtisë, industrisë, ndërmarrësisë dhe investimeve strategjike thotë se bashkëpunoi me kolegët e tij zëvendësministra në raste të shpeshta.

Ndërkohë ata që merren me punën e administratës dhe qeverisë tregojnë se si duhet të jetë puna e një zëvendësministri.

Sipas Rushitit, numri 29 i zëvendësministrave është i mjaftueshëm që të arrihet menaxhimi i mirë. Qeveria Kurti ka gjithsej 15 ministri e që i bie nga dy zëvendësministra për secilën.
Ndryshe ishte në qeveritë e kaluara, kur numri i zëvendësministrave ishte kritikuar pasi konsiderohej si ngarkesë për buxhetin e shtetit.

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat