Thaçi: Ndërkombëtarët po e amnistojnë gjenocidin serb ndaj shqiptarëve

Aktuale

Thaçi: Ndërkombëtarët po e amnistojnë gjenocidin serb ndaj shqiptarëve

Më: 25 maj 2020 Në ora: 13:20
Hashim Thaçi

Në 21-vjetorin e masakrës në Burgun e Dubravës, presidenti i Kosovës Hashim Thaçi në shenjë nderimi për të burgosurit e vrarë në aty, ka vizituar hapësirat e këtij burgu në Istog.

Nga atje Thaçi, ka akuzuar Serbinë për kryerjen e një nga masakrave më çnjerëzore, pasi që siç tha ai gjenocidi i Serbisë në Kosovë, ka vazhduar edhe në 400 masakra të tjera në luftën e fundit.

“Sot jam këtu për të kujtuar një nga masakrat më çnjerëzore që ka kryer shteti i Serbisë kundër shqiptarëve. Serbia ka ushtruar një gjenocid ndaj popullatës shqiptare, duke dëbuar rreth 10 milion qytetarë civil nga shtëpitë e tyre, duke vrarë rreth 13 mijë shqiptarë civil, duke dhunuar rreth 10 mijë gra shqiptare, duke kryer rreth 400 masakra ndaj civilëve por masakra në këtë burg është ndër më çnjerëzoret sepse është në kundërshtim me të gjitha konventat ndërkombëtare”, ka thënë ai.

Thaçi ka shprehur shqetësimin edhe për heshtjen e ndërkombëtarëve për masakrat që i ka kryer Serbia në Kosovë. Këtë gjë ai e ka cilësuar si amnisti.

“Sot jam këtu për këtu përkujtuar të gjithë të vrarët por edhe për të nderuar të gjithë të burgosurit që janë gjallë. Realisht si shtet i Kosovës do të vazhdojmë të punojmë që drejtësia të ngadhënjej dhe që e vërteta të del në dritë. Në të njëjtën kohë shprehim shqetësimin për një lloj amnistie nga heshtja ndërkombëtareve ndaj kësaj masakre dhe të gjitha masakrave dhe gjenocidit të Serbisë të kryer në shtetin e Kosovës”, ka thënë tutje presidenti Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat