Pandemia COVID-19, më e rënda për industrinë globale të sigurimeve

Aktuale

Pandemia COVID-19, më e rënda për industrinë globale të sigurimeve

Më: 25 maj 2020 Në ora: 17:22
Ilustrim

Pandemia COVID-19 ka goditur rëndë industrisë globale të sigurimeve. Një goditje e tillë gjatë pandemisë COVID-19 vlerësohet si më e rënda, krahas të gjitha pandemive tjera me të cilat është ballafaquar bota, si në aspektin shëndetësor ashtu edhe në atë ekonomik.

Kostot operacionale për industrinë e sigurimeve janë rritur dukshëm për shkak të menaxhimit të krizës së pandemisë, ndërsa primet kanë rënë shumë.

Biznesi i sigurimit të automjeve ka rënë, pasi që gjatë kohës së pandemisë janë vozitur më pak automjetet, krahasuar me periudhën paraprake, për shkak të mbajtjes së distancës sociale.

4.2 miliardë dollarë amerikan vlerësohet se ka pësuar humbje industria globale e sigurimeve si pasojë e pandemisë COVID-19, bazuar në disa statistika të botuara në maj të vitit 2020.

11-140 miliardë dollarë amerikan vlerësohet se do të arrijnë humbjet e përgjithshme të kësaj industrie globale gjatë këtij viti.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat