Ky do të jetë orari i ri i lëvizjes nga data 28 maj

Aktuale

Ky do të jetë orari i ri i lëvizjes nga data 28 maj

Nga: G.B Më: 25 maj 2020 Në ora: 18:08
Arben Vitia

Nga data 28 maj do të lehtësohen masat për lëvizjen e lirë dhe do të hapen kishat dhe xhamitë.

Këtë e ka konfirmuar ministri në detyrë i shëndetësisë, Arben Vitia, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se qytetarët do të lëvizin nga ora 5 e mëngjesit deri në orën 21 të mbrëmjes.

"Nga data 28 maj orari i lëvizjes së qytetarëve do të ndryshojë, do të largohen masat që i kemi pasur deri më tani, nga ora 05:00 e mëngjesit deri në orën 21:00 të mbrëmjes qytetarët do të lëvizin pa kufizime. Deri në fund të këtij muaji do të mbyllet edhe karantina”, ka thënë Vitia.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat