Kushtetuesja të tregohet e guximshme me vendimin e saj, thonë analistët

Aktuale

Kushtetuesja të tregohet e guximshme me vendimin e saj, thonë analistët

Më: 25 maj 2020 Në ora: 20:51
Kushtetuesja

Java në të cilën kemi hyrë po cilësohet si vendimtare për situatën politike në vend. Kjo meqë, deri në fund të saj pritet që organi më i lartë i Drejtësisë, të publikojë vendimin rreth ligjshmërisë së dekretit të presidentit.

Derisa, një vendim i Gjykatës Kushtetuese nuk është bërë i ditur, njohësit e rrethanave politike në vend, presin që i njëjti të mos orientohet në bazë të kërkesave politike.

Ndërkohë, Kabashi shton se partia e parë duhet të favorizohet, por jo ta ketë ekskluzivitetin e formimit të qeverisë.

Edhe Faton Abdullahu shprehet se Gjykata nuk duhet të bie pre e tensionimit të gjendjes.

Sipas tij, të gjithë presin që ajo të tregohet e guximshme dhe profesionale.

Por, Abdullahu thotë se mund të ndodhë, që Gjykata të vie me një vendim që prolongon procesin.

T7 ka tentuar të marrë një përgjigje nga Gjykata Kushtetuese, në lidhje me gjasat që vendimi për dekretin e  Presidentit Thaçi të dal këtë javë. Mirëpo të njëjtit, nuk kanë kthyer ndonjë përgjigje.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat