Ish-drejtori i RTK-së i reagon këshilltarit të Kurtit: Injoranti idiot s’mund të tregojë çka është edukuese

Aktuale

Ish-drejtori i RTK-së i reagon këshilltarit të Kurtit: Injoranti idiot s’mund të tregojë çka është edukuese

Më: 26 maj 2020 Në ora: 00:34
Mentor Shala

Ish-drejtori i Radio Televizionit të Kosovës, Mentor Shala, i ka reaguar këshilltarit të kryeministrit në detyrë, Albin Kurtit – Luan Dalipit, duke i thënë se secili injorant idiot nuk mund të tregojë se cka është e edukuese për transmetim dhe cka nuk është.

Kjo sepse Dalipi sot kërkoi nga legjislatura e ardhshme që transformohet RTK’ja me arsyetimin se po shfaqen seriale pa shije.

“Tani seriali “Çka ka shpia” ne RTK me plot sjellje degjeneruese. Me pengon fakti qe keso seriale pa shije, pa kreativitet e mbi te gjitha pa elemente edukuese per femijet shfaqen ne televizionin tone publik, te paguar me taksat e qytetareve. Uroj qe deputetet e zgjedhur ne legjislaturen e ardhshme ta transformojne kete medium”, shkroi Dalipi.

Ndërsa Shala tha se një episode i serialit i arrin 4 milionë klikime dhe se a është edukuese e gjykojnë vet qytetarët. Tutje, Shala tha se cdo sulm ndaj veprave artistike është sulm ndaj demokracië.

“Nje episode i arrin afer 4 milione shikime! A eshte edukuese a jo, jane matjet e opininonit pubik që tregojnë, e jo secili injorant idiot që del e shet mend cka është edukuese e çka jo! Nëse fëmijët tuaj e pëlqejnë shumë, e prindërit jo, problemi është te prindërit e jo te fëmijët! Fëmijët janë e tashmja dhe e ardhmja, e prindërit janë e kaluara prezente, fatkeqësisht! Komedia sa e di unë e ka për qëllim me u tall (përqesh) me realitetin, o insan! Çdo sulm ndaj veprave artistike është sulm ndaj demokarcisë, apo jo?!!!”, shkroi Shala.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat