Kthehen 19 persona nga Kanada në Kosovë

Aktuale

Kthehen 19 persona nga Kanada në Kosovë

Më: 26 maj 2020 Në ora: 09:52
Foto ilustrim

Ambasada e Kosovës në Otava ka njoftuar se janë riatdhesuar një grup prej 19 personash, si raste urgjente për kthim në formë të organizuar.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, Ambasada ka bërë me dije se do të vazhdojë angazhimin e saj për t’ju dalur në ndihmë të gjitha rasteve e kërkesave të bashkatdhetarëve-qytetareve të Kosovës të cilët për arsye të rrethanave të krijuara nga pandemia (Covind-19), kanë mbetur në Kanada.

“Për momentin ju njoftojmë se po angazhohemi në projektin e radhës, që në ditët në vazhdim të realizojmë (as qa na janë krijuar mundësit-tani për tani) për kthimin edhe të 10-të personave tjerë, për në Kosovë nëpërmjet Kanada-Zurich-Prishtinë”, thuhet në njoftim.

Ambasada njofton se çështja e pagesës së biletave mbulohet nga vetë pasagjerët dhe Ambasada nuk ka mundësi as të ndërhyj në çmim e as të realizoj/marr përsipër pagesa eventuale. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat