Kurti i përgjigjet Thaçit që e quajti “të paligjshëm e uzurpues”, i çon porosi edhe Gjykatës

Aktuale

Kurti i përgjigjet Thaçit që e quajti “të paligjshëm e uzurpues”, i çon porosi edhe Gjykatës

Më: 26 maj 2020 Në ora: 11:10
Albin Kurti

( E plotësuar) - Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti ka vizituar sot Qendrën e Studentëve, një ditë pas lajmërimit se në fund të këtij muaji do të hiqet karantina. Në një deklarim para mediave, Kurti ka folur edhe për vendimin që pritet të marrë deri me datë 29 maj Gjykata Kushtetuese, ku interpretohet ligjshmëria e dekretit për mandatarin.

Kurti ka kërkuar pas vizitës që të ruhet distanca fizike e higjiena personale edhe pas lehtësimit të masave për të cilat ka lajmëruar dje Ministria e Shëndetësisë.

“Në qendrën e studentëve u takova me drejtorin, vullnetarë, mjekët e policët që e kanë menaxhuar karantinën, që siç ka paralajmëruar edhe ministri Vitia ka fundi i muajit do të mbyllet meqë janë krijuar kushtet mbi fitoren ndaj pandemisë, ndodhemi në prag të ngadhënjimit të plotë. Ruajtja e distancës, higjiena personale dhe mos praktikimi i vizitave familjare janë të domosdoshme, besoj që javën e ardhshme do të vazhdojmë edhe me lirimin e masave të tjera dhe ti kthehemi një normaliteti të ri, nuk do të jetë normaliteti i vjetër përderisa s’kemi vaksinën”, tha ai.

Kryeministri në detyrë tha se nuk do të përflasë raportimet se shtatë gjyqtarë të Kushtetueses mund të vendosin pro dekretit të presidentit, kur u pyet nga mediat.

Ai iu është përgjigjur edhe presidentit të vendit, Hashim Thaçit që dje në një paraqitje e ka quajtur Kurtin uzurpues.

“Së pari unë nuk mund të përflas atë që po përflitet, këtu kur u takova me vullnetarët më kishin përzgjedhur karrigen më të mirë dhe jo vetëm për shkak se kjo nuk varet nga Gjykata, duhet të presim aktgjykimin dhe pastaj mund të flasim, pres nga Gjykata që të bëjë interpretim të kushtetutës jo shkrim të saj, as presidenti as kryeministri as gjykata nuk mund ta shkruajnë kushtetutën, Kushtetuesja ta interpretojë atë. Shkrim dhe ndryshim mund të bëhen vetëm me amendamente. Çka po thotë presidenti për mua, më duket se dëshirat e tij i përshkruan si fakte të mija, unë jam kryeministër në detyrë dhe nuk bëhet fjalë këtu për kurrfarë përshkrimesh”, tha Kurti.

***

Kryeministri në detyrë i Kosovës, ka vizituar Qendrën e Studentëve që muajve të fundit ka shërbyer si karantinë për të kthyerit nga Perëndimi.

Kurti ka konfirmuar se në fund të muajit, kjo karantinë do të mbyllet derisa ka paralajmëruar lehtësim edhe të masave të tjera.

“Unë po vij  prej dekanatit të fakultetit të mjekësisë ku vizituam vullnetarët në qendrën e thirrjeve. Prej atje erdha në qendër ku u takova me drejtorin vullnetarë, mjekët e policët që e kanë menaxhuar karantinën, e cila kah fundi i muajit do të mbyllet meqenëse janë krijuar kushtet për fitoren mbi pandeminë. Ndodhemi në prag të ngashënjimit të plotë andaj edhe udhëzimet duhet të respektohen. Javën e ardhshme do të vazhdojnë lirimin e masave të tjera për kthim në një normalitet të ri”, u shpreh Kurti.

Nga aty ai nuk la pa përmendur edhe presidentin Thaçi dhe Gjykatën Kushtetuese. Kurti tha se Kushtetuesja duhet të bëjë interpretim të Kushtetutës, jo shkrimin e saj.

“Duhet ta presim aktgjykimin e Kushtetueses. Unë pres nga Gjykata që do të bëjë interpretim të Kushtetutës jo shkrim. As presidenti, as kryeministri nuk mund ta shkruajnë kushtetutën. Atë mund të bëhet vetëm me amendamente paralmentare. Mua më duhet që dëshirat e tij i përshkruan si fakte. Unë jam kryeministër në detyrë dhe nuk bëhet fjalë për përshkrime që ka dhënë ai”, u shpreh Kurti. 

***

Kurti deklarohet pas vizitës në Qendrën e Studentëve.

***

Një ditë pasi u paralajmërua se karantina në Qendrën e Studentëve do të largohet në fund të muajit maj, kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti sot është duke zhvilluar një vizitë në këtë qendër karantinimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat