Hoti flet sikur të ishte kryeministër: Kemi filluar komunikimin për mobilizimin e fondeve për rimëkëmbje ekonomike

Aktuale

Hoti flet sikur të ishte kryeministër: Kemi filluar komunikimin për mobilizimin e fondeve për rimëkëmbje ekonomike

Më: 26 maj 2020 Në ora: 11:15
Avdullah Hoti dhe Isa Mustafa

I nominuari për kryeministër nga LDK, Avdullah Hoti ka theksuar se ai është duke punuar që ta rimëkëmbë ekonominë.

Ai ka shkruar bë Facebook se ka nisur mobilizimin për rimëkëmbjen e ekonomisë në vend, pas situatës së krijuar me koronavirusin.

“Për mobilizimin e fondeve për rimëkëmbje ekonomike tashmë kemi filluar komunikimin me institucionet relevante për absorbimin sa më efikas të mbështetjes teknike dhe financiare”, ka shkruar ai.

Shënimi i plotë:

Është evidente se COVID-19 ka shkaktuar shok ekonomik, duke ndikuar negativisht në prodhim, punësim, të ardhura dhe eksporte. Prandaj, duhet ndërmarrë masa që sa më parë të normalizohet funksionimi i jetës ekonomike në vend.

Për mobilizimin e fondeve për rimëkëmbje ekonomike tashmë kemi filluar komunikimin me institucionet relevante për absorbimin sa më efikas të mbështetjes teknike dhe financiare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat