Fjalimi i babit të Agron Musliut “pushton” sheshin, kërkohet drejtësi për vdekjen 26 vjeçarit

Aktuale

Fjalimi i babit të Agron Musliut “pushton” sheshin, kërkohet drejtësi për vdekjen 26 vjeçarit

Më: 27 maj 2020 Në ora: 12:38
Foto

Disa pllakat që mbajnë portretin e Agon Musliut, i cili vdiq në Qendrën e Karantinës janë vendosur në shesh.

Pandemia vendosi edhe rregullat për protesta të mundshme.  Sheshi “Skënderbu” para pak ditësh u mbushë me pika të kuqe nga njerëzit e Lëvizjes Vetëvendosje. Sot, mbi këto pika janë vendosur disa pllakata të cilat mbajnë pasqyrojnë portretin e Agon Musliut.

”Drejtësi vepro”, shkruhet në njërën prej tyre.

Kjo formë e protestës i është adresuar autoriteteve më të larta të qeverisë, duke i bërë përgjegjës për vdekjen e Agon Musliut, njëherësh dhe duke kërkuar zbardhjen e vdekjes së tij.

“Për fillim, përgjegjësi kryesor është Ministria e Shëndetësisë, emri nuk po më kujtohet … Vitia (Arben) …

Përgjegjësia e dytë që i bie me qenë është Sveçla … emir nuk më kujtohet kush …(Xhelal)

Për ministrin Vitia, për ministrin Sveçla dhe po kuptohet se kush është kryeshefi i këtyre, vet Kurti, nuk ka shans mos me qenë përgjegjës edhe këta tre persona … Ju lutem”, shkruhet në një pllakat në fund të së cilës është i shkruar emir i Naim Musliu, babait të Agonit. 
 

Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat