Analisti politik shpjegon një të pavërtetë për mandatin e deputetëve

Aktuale

Analisti politik shpjegon një të pavërtetë për mandatin e deputetëve

Nga: A. J Më: 27 maj 2020 Në ora: 21:31
Foto Ilustrim

Analisti Blerim Vela përmes një postimi në facebook ka thënë se shumë shpesh disa media si elektronike por edhe televizive e përsërisin një pavërtetë që ka të bëjë me mandatin e deputetit.

Ai ka thënë se shpesh neper mediume elektronike, televizive dhe te shkruara përsëritet një e pavërtetë qe "deputetet duhet te përmbushin 2 vite te mandatit për t'iu njohur mandati si i plote dhe pastaj te përfitojnë përfitimet ne forme te pensionit".

Postimi i plotë:

Shpesh neper mediume elektronike, televizive dhe te shkruara përsëritet një e pavërtetë qe "deputetet duhet te përmbushin 2 vite te mandatit për t'iu njohur mandati si i plote dhe pastaj te përfitojnë përfitimet ne forme te pensionit".

Kjo e pavërtetë nuk ka baze ligjore dhe kushtetuese. Ne te vërtetë, ligji për te drejtat dhe përgjegjësitë e deputeteve (03/L-111) nuk përmban asnjë nen te vetëm qe e thotë një gjë te tille, ndërsa aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese KO 119/10 ka anuluar te gjitha pensionet suplementar per deputete qe ishin parapare ne ligj.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat