​Thaçi akuzon Kurtin se po keqpërdorë institucionet për ‘revolucionin e tij ideologjik’ - Bota Sot
​Thaçi akuzon Kurtin se po keqpërdorë institucionet për ‘revolucionin e tij ideologjik’

Aktuale

​Thaçi akuzon Kurtin se po keqpërdorë institucionet për ‘revolucionin e tij ideologjik’

Më: 27 maj 2020 Në ora: 22:14
Hashim Thaçi

I pari vendit tha se askund në botë në kohë pandemie nuk ndodh që një kryeministër të organizojë protesta kundër institucioneve që ai vetë drejton.

“Kjo bëhet për ngadhënjimin e revolucionit të tij të synuar ideologjik. Për çka tjetër do të mbajë protestën kur ai është vetë në zyrën e kryeministrit”, është shprehur presidenti Thaçi.

Ai tha se Kurti dhe grupi i tij duhet të përballen me drejtësinë, për shkak të keqpërdorimeve të miliona eurove në tenderët e Ministrisë së Shëndetësisë gjatë kohës së pandemisë, vdekjen e një studenti në Qendrën e Karantinës dhe keqpërdorime të tjera.

Sipas tij, ‘kupola’ e të gjitha këtyre është Kurti që vjen nga një grup që vepron në mënyrë kriminale.

“Çka solli Kurti? Është mollotovi, minahedhësi, djegia e institucioneve. Ky është regjimi i ri. Pse Kurti dhe grupi i tij e heshtin rastin Dehari dhe tash nuk merren me atë çështje. Me çka u morën prejse erdhën në pushtet?”, tha presidenti Thaçi.  

Shfaq komentet
comments powered by Disqus
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat