Thaçi tha se familjarët e Albulena Haxhiut kanë laborator droge, i kundërpërgjigjet Ministrja

Aktuale

Thaçi tha se familjarët e Albulena Haxhiut kanë laborator droge, i kundërpërgjigjet Ministrja

Nga: A.M. Më: 27 maj 2020 Në ora: 22:41
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu, i ka reaguar presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit, lidhur me deklaratën se familjarët e saj kanë laborator droge.

Ajo në postimin e saj në Facebook, ka shkruar se nesër do të deponoj padi ndaj Thaçit dhe se ka kërkuar që prokuroria të mos qëndroj e heshtur.

Postimi i plotë:

Thaçi ka humbur toruan! President shpifës që do të përgjigjet për akuzat e rënda.

Ai tha se familjarët e Albulena Haxhiut kanë laborator droge!                                                                                              

Qysh nesër do të deponojmë padi për këtë shpifës të paskrupullt.

Në anën tjetër prokuroria nuk duhet të qëndroj e heshtur karshi këtyre deklaratave të tij! Duhet ta thërras për dëshmi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat