Thaçi flet për mundësinë e dorëheqjes: Jeta ime nuk është në zyrën e presidentit!

Aktuale

Thaçi flet për mundësinë e dorëheqjes: Jeta ime nuk është në zyrën e presidentit!

Më: 27 maj 2020 Në ora: 22:41
Hashim Thaç

Presidenti i Kosovës Hashim Thaçi ka folur rreth asaj nëse do të japë dorëheqje nëse Kushtetuesja evidenton shkelje rreth dekretit të tij për mandatarin.

Në emisionin Debat Plus, ai tha se do të respektojë vendimin e Kushtetueses rreth emrit të mandatarit për qeverinë e re.

“Nëse del një vendim i tillë, jeta ime nuk është në zyrën e presidentit. Edhe nëse më kërkohet dorëheqja, nuk është fundi i botës.Të vazhdohet me reforma, e të kemi mirëqenie qytetarët për të vazhduar drejt perspektivës për partneritet me NATO-n dhe kultivimin mëtutjeshëm për raportin me ShBA-në. S’jam në presionin e votave, luaj rolin e presidentit, por presidenti ndaj të keqes nuk guxoj të heshti, kur shkelet ligji e prishet raporti me ShBA-të. S’kam synim të kthehem as në parti, as në qeveri as asku në asnjë mandat. Por unë jam president politik, s’jam president i zgjedhur me matematika por legjitimitet të plotë qytetarë. Nuk kisha rreziku veten me e shkel Kushtetutën as për Hotin, as për askënd tjetër. Për hatër të askujt nuk hy në këtë rrezik. Unë do ta respektoj vendimin. Do ta respektoj vendimin, do ta lexoj atë ”, tha ai./

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat