​Thaçi komenton thikat e Kurtit për copëtimin e Kosovës

Aktuale

​Thaçi komenton thikat e Kurtit për copëtimin e Kosovës

Më: 27 maj 2020 Në ora: 22:43
Hashim Thaçi

Kreu i vendit Hashim Thaçi i ka quajtur fyese deklarimet e kryeministrit në detyrë Albin Kurti se ‘i kanë kapur thikat’ në Shtëpinë e Bardhë për ta copëtuar Kosovën.

Presidenti Thaçi tha se Kurti ka shkarkuar këshilltarin e tij Shkëlzen Gashi, por nuk është distancuar nga qëndrimet e tij kundër luftës së UÇK-së.

Ai ka folur edhe për vizitën e tij në Shqipëri, duke mohuar kështu që të ketë qenë në veturën e tij Behgjet Pacolli.

“Kjo është shpikje ordinere. Ai ka ardhur me aeroplanin e tij në Kosovë. Unë kam reaguar ndaj kërcënimit me jetë që i është bërë Pacollit”, është shprehur Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat