A do të jap dorëheqje Hashim Thaçi? Përgjigjet vet ai

Aktuale

A do të jap dorëheqje Hashim Thaçi? Përgjigjet vet ai

Nga: G.B Më: 28 maj 2020 Në ora: 07:37
Hashim Thaçi

Nëse Gjykata Kushtetuese vendos që ka pasur shkelje në dekretin e presidentit për mandatarin, a do të jap dorëheqje?

Kjo ishte pyetje që përsëriti disa herë gazetari Ermal Panduri gjatë intervistës me presidentin në Debat Plus në RTV Dukagjini.

Presidenti Hashim Thaçi deklaroi se do ta respektojë vendimin, duke mos dhënë përgjigje.

Por, insistimi i gazetarit ishte se në vendim nga gjykata nuk mund të kërkohet dorëheqja, përcjell Bota sot.

Panduri i përmendi rastet e Fatmir Sejdiut dhe Behgjet Pacollit, të cilët kanë dhënë dorëheqje por që në vendim nuk ka shkruar që ata duhet ta bëjnë një gjë të tillë.

"Ata janë larguar. Ka qenë vendimi i tyre", tha Thaçi, derisa tentoi t'i bëjë pyetje gazetarit, kur ai e pyeti sërish për dorëheqjen, por që nuk iu lejua, pasi i tha se ishte ai për të bërë pyetje dhe jo anasjelltas.

Ai tha se në këto 20 vite që është në politikë nuk e ka shkelur asnjëherë Kushtetutën e as ligjet e vendit dhe se këtë nuk do ta bëjë as këta muaj sa do të jetë president.

"Nëse del një vendim i tillë, po jeta ime nuk është ajo zyrë", tha ai.

"Konfirmoj edhe njëherë se sikur kam respektuar tërë jetën Kushtetutën dhe ligjet e vendit tim, do t'i respektoj edhe më tutje ato", ka thënë Thaçi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat