KQZ pezullon dy parti politike në Kosovë

Aktuale

KQZ pezullon dy parti politike në Kosovë

Më: 28 maj 2020 Në ora: 11:25
Pamje nga takimi

(E plotësuar) -Në mbledhjen e sotme të KQZ-së është bërë e ditur se nga 48 parti politike të regjistruara, vetëm një parti politike nuk ka dorëzuar në afatin e paraparë raportin e shpenzimeve vjetore.

Afati i fundit për dorëzimin e raporteve të vitit 2019 ka qenë data 1 mars 2020.

Evropska Stranka Demokratske Akcije (ESDAK) është emri i partisë politike e cila është gjobitur me 1,000 euro bazë, si dhe me gjobë ditore prej 0.01% të kësaj shumë për secilën ditë vonesë deri në dorëzimin e raportit vjetor financiar.

****

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka pezulluar dy subjekte politike në vend për shkak se nuk kanë azhurnuar të dhënat vjetore.

Bëhet fjalë për partitë politike Lëvizja për Drejtësi (LD) dhe Partinë e Pavarur Liberale (SLS).

KQZ, duke u mbështetur në rregullën zgjedhore për regjistrimin dhe veprimin e partive politike u ka dhënë afat prej 20 ditësh për të dorëzuar të dhënat e ndryshuara vjetore.

Nëse brenda afatit të paraparë nuk dorëzohen ndryshimet e kërkuara, hapi i radhës i KQZ-së është çregjistrimi i këtyre partive politike.

Këto parti politike kanë afat 24 orësh për të parashtruar ankesën e tyre eventuale në Panelin Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa.

KQZ përplaset rreth zgjedhjeve në Podujevë, Daka: S’i kemi shtyrë zgjedhjet, as nuk i caktojmë

 Anëtarët e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve po kërkojnë që në mbledhjen e sotme të jetë në rend dite diskutimi për mbajtjen e zgjedhjeve të parakohshme për kryetar të Podujevës.

Por, me këtë nuk po pajtohet kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, e cila tha se nuk ka për çfarë të diskutohet në lidhje me zgjedhjet në Komunën e Podujevës.

"Është politizim i asaj çështje, sepse ne jemi institucion që organizon zgjedhje, kur kërkohet prej neve ne do i mbajmë ato zgjedhje. Ne nuk i kemi shtyrë zgjedhjet dhe as nuk i caktojmë", tha Daka.

Me këtë nuk është pajtuar as anëtari i LDK-së, Sami Hamiti. Në anën tjetër, anëtari i LVV-së në KQZ, Sami Kurteshi tha se nuk është politizim nëse do të diskutohet për mbajtjen e zgjedhjeve, të cilat ishin shtyrë për shkak të pandemisë.

"Sa i përket shtyrjes dhe rekomandimit, atëherë e kemi marr një vendim të drejtë. Mirëpo, sipas ligjit, ne atëherë e kemi bërë një lëshim që i kemi shtyrë zgjedhjet pa një datë të caktuar. Ky ka qenë një gabim. Caktimi i datës vjen nga zyra përkatëse e presidentit. Unë po propozoj që ta diskutojmë", tha Kurteshi.

KQZ mban mbledhje sot, këto janë pikat e rendit të ditës

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve përmes një njoftimi për media, bën të ditur se sot (28 maj) do të mbajë mbledhjen e radhës me fillim nga ora 13:30.

Sipas KQZ-së, mbledhja do të mbahet me këto pika rendi të ditës.

Hyrje – znj. Valdete Daka, kryetare e KQZ-së;

Aktivitetet e Zyrës për Regjistrim të Partive Politike dhe Certifikim:

–          Shqyrtimi i raportit për azhurnimet e të dhënave vjetore të Partive Politike;

–          Shqyrtimi i raportit për dorëzimin e raporteve të shpenzimeve vjetore të partive politike;

–          Shqyrtimi i raportit për deklarimin e partive politike për vazhdimin e regjistrimit;

–          Shqyrtimi i kërkesës së partisë politike Lëvizja për Bashkim (LB) për shtyrje të afatit për mbajtje të Kuvendit Zgjedhor;

Këshilli për Çështje Ligjore:

–          Shqyrtimi dhe miratimi i kërkesës për zëvendësimin e anëtarës së Kuvendit Komunal në Klinë;

Themelimi i Komitetit të Audititmit të Brendshëm;

Të ndryshme.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat