Arben Vitia thotë se masat e lehtësimit nuk kanë të bëjnë me test-protestën e sotme

Aktuale

Arben Vitia thotë se masat e lehtësimit nuk kanë të bëjnë me test-protestën e sotme

Më: 28 maj 2020 Në ora: 12:09
Arben Vitia

(E plotësuar) - Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia ka deklaruar se lirimi i masave restriktive në ditën e sotme nuk janë të ndërlidhura me test-protestën e Lëvizjes Vetëvendosje.

Pas takimit me ambasadorin italian, Nicola Orlando, ministri Vitia iu përgjigj edhe akuzave për keqpërdorime në ministrinë që drejton, sipas tij nëse evidentohet se ka diçka të tillë, atëherë duhet të marrë dënimin e merituar.

Vitia: Aktivitetet e liruar sot nuk kanë të bëjnë fare me asnjë gjë tjetër

“Ne kemi bërë një analizë që na ka mundësuar të lirojmë disa masa gjatë kësaj fazë. Po ashtu nga fillimi i fazës së parë ne kemi diskutuar që në fazën e dytë dhe të tretë, sipas situatës epidemiologjike të analizohen disa aktivitete për t’u liruar. Disa nga ato aktivitete janë liruar edhe sot dhe nuk kanë të bëjnë fare me një gjë tjetër”, tha ai.

Krahas kësaj, ai inkurajoi organet kompetente që të bëjnë hetimet e duhura për këtë çështje.

Vitia: Kushdo që zbulohet që ka bërë keqpërdorime eventuale të marrë dënimin e merituar

“Kemi kërkuar qysh në ditët e para nga njësia e krimeve ekonomike, Autoriteti i Konkurrencës që të na ndihmojë që çdo keqpërdorim eventual të zbulohet. Kushdo, nëse zbulohet, të marrë dënimin e merituar”, tha ai.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili hezitoi të përgjigjet për akuzat e presidentit Hashim Thaçi se kanë qëndruar në dhomën e përgjimeve në Telekom.

Sveçla: Nuk është koha të flasim për këtë

“Nuk është koha të flasim për këtë, nuk është as vendi. Ne jemi në QKUK-ja dhe nuk jam që të deklarohem për këtë”, tha ai.

Ministri Vitia, mes tjerash, tha se në bazë të rekomandimeve të IKSHPK-së do të shqyrtojnë hapjen e kufirit me Shqipërinë.

​Vitia: Lirimi i masave ditën e sotme nuk është i ndërlidhur me test protestën 

Ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia deklaroi se lirimi i masave restriktive ditën e sotme nuk është i ndërlidhur me test protestën e partisë së tij.

Ai tha se më 1 qershor do të fillojë faza e tretë e paraparë për hapjen edhe më të madhe.

Këto komente, Vitia i bëri pas një takimi që kishte me ambasadorin italian Nicola Orlando.

I pyetur për akuzat e partive opozitare se në MSH ka pasur keqpërdorime me tenderë gjatë pandemisë, Vitia inkurajoi edhe një herë organet kompentente të bëjnë hetimet e duhura.

Pjesë e këtij takimi ishte edhe ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, i cili hezitoi të përgjigjet për akuzat e presidentit Hashim Thaçi se kanë qëndruar në dhomën e përgjimeve në Telekom.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat