Kurti: Sa herë ua godasim korrupsionin piskasin “Amelika, Amelika! Gleneli, Gleneli” – s’i nënshtrohemi Presidentit helaq

Aktuale

Kurti: Sa herë ua godasim korrupsionin piskasin “Amelika, Amelika! Gleneli, Gleneli” – s’i nënshtrohemi Presidentit helaq

Më: 28 maj 2020 Në ora: 12:22
Hashim Thaçi

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka thënë se regjimi i vjetër po shpurdh nëpër studiot televizive.

“Ata refuzojnë ta kuptojnë se koha e tyre ka mbaruar. Po orvaten të rikthehen, përmes trysnisë mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese. Sa herë që ne ua godasim korrupsionin, ata piskasin “Amelika, Amelika! Gleneli, Gleneli!””.

Duan ta dëmtojnë imazhin e ShBA-ve në Kosovë, ta keqpërdorin atë si strehë për ultësinë e tyre”, është shprehur Kurti.

“Një popull nuk iu nënshtrua një njeriu. Dhe, e bëri ndryshimin me 6 tetor. As qeveria në detyrë nuk i nënshtrohet këtij Presidenti helaq”.

Postimi në Facebook:

Regjimi i vjetër po shpurdh nëpër studiot televizive. Ata refuzojnë ta kuptojnë se koha e tyre ka mbaruar. Po orvaten të rikthehen, përmes trysnisë mbi gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese.

Sa herë që ne ua godasim korrupsionin, ata piskasin “Amelika, Amelika! Gleneli, Gleneli!”. Duan ta dëmtojnë imazhin e ShBA-ve në Kosovë, ta keqpërdorin atë si strehë për ultësinë e tyre.

Një popull nuk iu nënshtrua një njeriu. Dhe, e bëri ndryshimin me 6 tetor. As qeveria në detyrë nuk i nënshtrohet këtij Presidenti helaq.

Ditët në vijim përcaktojnë dekadën e tretë të shekullit XXI. Në cilën anë je ti?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat