E ndarë në tri sheshe, me udhëheqës të grupeve – detaje nga tubimi i sotëm i VV-së

Aktuale

E ndarë në tri sheshe, me udhëheqës të grupeve – detaje nga tubimi i sotëm i VV-së

Më: 28 maj 2020 Në ora: 13:27
Protesta në shesh

Vetëvendosje sot do të organizojë edhe një tjetër tubim të madh si “provë” për protestë, e ku të pranishëm pritet të jenë rreth 5 mijë persona.

E gjatë ditës së sotme, disa orë para se të mbahet tubimi i paralajmëruar, organizatorë të tij, janë takuar me Policinë e Kosovës.

Siç ka konfirmuar sekretarja organizative e VV-së, Vlora Haxhimehmedi,  takimi është mbajtur në atë formë që mbarëvajtja e protestës të shkojë sa më mirë.

Ajo me anë të një postimi në Facebook, është zotuar se të gjithë pjesëmarrësit në këtë protestë do t’u përmbahen rekomandimeve të IKSHP-së.

Postimi i plotë:

Sot prej orës 17:00 organizojmë provën e radhës për një protestë të mundshme në rrethana pandemie. Kur kërkesa për protestë është tejet e madhe për shkak të zhvillimeve në vend, prova si kjo shtojnë kujdesin dhe sigurinë për organizim në të ardhmen.

Meqenëse prova është në përmasa shumë më të mëdha, ne kemi njoftuar me kohë Policinë e Kosovës për këtë performancë. Pra, në mënyrë që mbarëvajtja të shkojë në mënyrë sa më të mirë ne mbajtëm edhe një takim me përfaqësuesit e Policisë së Kosovës, z. Major Musli Salihun së bashku me pjestarë të tjerë me ç’rast i diskutuam të gjitha detajet e kësaj prove.

Pjesëmarrësit në këtë provë do t’i respektojnë rekomandimet e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë dhe ato të Ministrisë së Shëndetësisë. Në sheshet Skenderbe, Ibrahim Rugova dhe Adem Jashari, do të kemi përgjegjës të cilët do të i udhëzojnë të gjithë aktivistët tanë nëpër pikat përkatëse. I lusim edhe qytetarët që të iu përmbahen udhëzimeve të njëjta, dhe udhëzimeve të policisë që sot do të jetë së bashku me ne në terren.

Me distancë e me masa mbrojtëse do të performojmë në mënyrë paqësore një protestë të mundshme. Shëndeti publik dhe shëndeti i Republikës janë para se të gjithash.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat