Hoxha: Nëse dikush ka hyrë në dhomën e përgjimeve të PTK-së, duhet të përgjigjet

Aktuale

Hoxha: Nëse dikush ka hyrë në dhomën e përgjimeve të PTK-së, duhet të përgjigjet

Më: 28 maj 2020 Në ora: 13:36
Sylë Hoxha

Ish-prokurori i shtetit, Sylë Hoxha, ka deklaruar se qasje në dhomën e përgjimeve të Postës së Kosovës ka vetëm kryeprokurori i shtetit dhe personat që autorizohen nga ai.

Ai u shpreh se në raste të caktuara angazhohen edhe hetues që e kanë ndonjë përcjellje nën vëzhgim, por për personat tjerë kjo zyrë është e paprekshme dhe se askush nuk duhet të depërtojë aty përveç kryeprokurorit dhe të autorizuarve të tij.

“Mënyra se si dikush mund të depërtojë pa autorizim, duhet të përgjigjet se si ka mundur të hyjë aty”.

“Nëse kjo ka ndodhur, sigurisht se do të përgjigjet sepse kjo është vepër penale për zbulim të  sekretit,  keqpërdorim të pozitës zyrtare, etj, me të cilën do të merret prokurori i rastit”, u shpreh Syla.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat