Thaçi edhe sot vazhdon me akuza ndaj VV-së, publikon pamje nga laboratori i drogës

Aktuale

Thaçi edhe sot vazhdon me akuza ndaj VV-së, publikon pamje nga laboratori i drogës

Nga: A.M. Më: 28 maj 2020 Në ora: 14:52
Hashim Thaçi

Presidenti I Kosovës, Hashim Thaçi edhe sot ka vazhduar akuzat ndaj zyrtarëve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Ai në një postim në Facebook, ka publikuar një video në të cilën shihet një laborator i drogës në Prishtinë, dhe akuzon se janë të përshirë persona Grupit Kurti dhe familjes politike të Ministres së Drejtësisë.

Këto pamje dëshmojnë një prej inkriminimeve të Grupit Kurti dhe familjes politike të Ministres së Drejtësisë. Janë pamje nga laboratori i drogës në Prishtinë, që me anëtarin tjetër të këtij grupi kriminal, Xhelal Sveçlën, ditë më parë u përpoqën t'i zhdukin si fakte inkriminuese nga depoja e aseteve të konfiskuara dhe të sekuestruara. Është koha që të përballen me drejtësinë! HTH

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat