Vajzat i lënë një dhuratë të bukur Vjosa Osmanit në zyrë

Aktuale

Vajzat i lënë një dhuratë të bukur Vjosa Osmanit në zyrë

Më: 28 maj 2020 Në ora: 18:39
Vjosa Osmani dhe dy vajzat e saj

Kryetarja e Kuvendit të Kosovës, Vjosa Osmani është nënë e dy vajzave.

Ajo vazhdimisht publikon momente të bukura me vajzat e saj, e këtë e ka bërë edhe së fundi ku përmes rrjetit social Twitter ka treguar se i kishte marrë me vete ato në zyrën ku ajo punon si kryesuese e Parlamentit ndërsa vajzat e saj i kishin bërë një befasi të këndshme.

Vajzat e saj një ditë më parë i kishin lënë Vjosës një fotografi të tyre, së bashku me një mbishkrim ku shkruhej “Nana Të Dua”.

“Kur i merr fëmijët me vete në punë dhe kthehesh ditën tjetër në zyrë dhe e gjenë këtë”, ka shkruar Vjosa në llogarinë e saj në Twitter. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat