LDK reagon pas protestës së sotme të VV-së, e quajnë diktator Albin Kurtin

Aktuale

LDK reagon pas protestës së sotme të VV-së, e quajnë diktator Albin Kurtin

Nga: D.RR Më: 28 maj 2020 Në ora: 20:13
Albin Kurti

Pas protestës në sheshet e Prishtinës nga Lëvizja Vetëvendosje dhe përshëndetjes së Albin Kurtit për protestuesit, ka reaguar zyrtari i LDK-së, Naser Rugova, i cili e quan diktator Albin Kurtin.

Ai akuzon publikisht Kurtin se ëndrra e tij është që Kosova të kthehet në një kopje të Shqipërisë së Enver Hoxhës.

Postimi i plotë:

Diktatori i vogël, bashkë me komesarët e tij nga Tirana, nga ballkoni i qeverisë sot na tregoi që ëndrra e tij është që Kosova të kthehet në një kopje të Shqipërisë së Enver Hoxhës.
Kosova dhe populli i saj kanë mposhtur diktatorë shumë më të egër!
Nuk frikësohet ky popull!
Pushka top tu bëftë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat