Blerim Latifi i quan "miza" protëstuesit, flet edhe për paraqitjen e Albin Kurtit nga ballkoni i Qeverisë

Aktuale

Blerim Latifi i quan "miza" protëstuesit, flet edhe për paraqitjen e Albin Kurtit nga ballkoni i Qeverisë

Më: 28 maj 2020 Në ora: 20:58
Blerim Latifi

Profesori i Filozofisë, Blerim Latifi e ka dhënë një shpjegim për dukjen e njerëzve që protestuan sot, nga katet e larta të Qeverisë.

Gjersa ka postuar një fotografi të protestuesve të sotshëm të Vetëvendosjes, të bërë nga një kat i Qeverisë, profesori i Filozofisë, Blerim Latifi ka dhënë një shpjegim, që e quan leksion nga historia. Latifi, ndonëse nuk ka komentuar mbi paraqitjen e Albin Kurtit nga ballkoni i Qeverisë, duket se megjithatë reagimi i shkon edhe pozicionit të tij, pra nga ku i shikonte dhe përshëndeste protestuesit, të cilët brohoriten emrin e tij.

“Leksione nga historia
Kur i shikon nga maja e pushtetit, njerëzit duken si miza. Pastaj vjen një ditë kur edhe trajtohen si mizat”, ka shkruar Latifi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat