​Konjufca: Nëse Kushtetuesja i jep drejt LDK-së, do të ndodh kjo gjë

Aktuale

​Konjufca: Nëse Kushtetuesja i jep drejt LDK-së, do të ndodh kjo gjë

Më: 28 maj 2020 Në ora: 21:05
Konjufca

Nënkryetari i Lëvizjes Vetëvendosje, njëherësh ministër në detyrë i Punëve të Jashtme, Glauk Konjufca, ka thënë se nëse Kushtetuesja i jep të drejtë partisë së dytë të formojë Qeveri, atëherë do të krijohet një precedent i rrezikshëm kur çdo herë partia e dytë do të rrëzojë qeveri dhe merr pushtetin.

Ai po ashtu ka thënë se presidenti nuk mund të thirret në 83 deputetë pasi që PDK-ja e cila ka 25 deputetë është kundër një qeverie të re dhe se e njëjta po kërkon zgjedhje të reja.

Ai ka thënë se presidenti ka kompetenca vetëm të kthejë legjitimitetin te populli.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat