Pak para vendimit të Kushtetueses, Ramush Haradinaj tregon zgjedhjen e duhur

Aktuale

Pak para vendimit të Kushtetueses, Ramush Haradinaj tregon zgjedhjen e duhur

Më: 28 maj 2020 Në ora: 21:12
Ramush Haradinaj

Teksa të gjithë presin vendimin e Gjykatës Kushtetuese lidhur me dekretin e presidentit Hashim Thaçi, kryetari i AAK, Ramush Haradinaj ka komentuar situatën politike në vend.

I pyetur nëse ndjehet i sikletosur moralisht teksa Thaçi që kishte kundërshtar në zgjedhje po e rikthen në qeveri, Haradinaj u shpreh se, kjo është marrje e përgjegjësisë në një moment të vështirë për Kosovën.

“Është taktika jonë kushtetuese, se si është zbatuar e drejta e fituesit në zgjedhje, është pasuruar me diçka të re ku një parti fiton zgjedhjet por ka humbur shumicën, me mbi 2/3 e parlamentit. Ndaj opsion mbetet shkuarja në zgjedhje ose krijimi i një qeverie të re. Zgjedhja e duhur për Kosovën është dhënia e mundësisë një shumice të re. Nëse i pari nuk krijon shumicën, Kosova do të shkonte në mënyrë të çuditshme në zgjedhje.

Thaçi nuk ka ka rikthyer në pushtet. Në pushtet na ka rikthyer thirrja për të marrë përgjegjësitë në një kohë të vështirë. Në këtë rast thirrja ka ardhur nga LDK”, tha Haradinaj për Syri TV.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat