Konjufca: Albin Kurtit i erdhi koha, ai e ndërtoi autoritetin politik me nder

Aktuale

Konjufca: Albin Kurtit i erdhi koha, ai e ndërtoi autoritetin politik me nder

Më: 28 maj 2020 Në ora: 21:16
Glauk Konjufca

Ministri i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca sonte është i ftuar në emisionin “Rubikon”.

Ai thotë se Albin Kurti duhet ta qeverisë Kosovën, pasi që kështu mendon populli i Kosovës.

“Albin Kurti e ka ndërtu autoritetin politik me nder, atij i erdhi koha”, tha Konjufca.

Më tutje ai thotë se s’ka askush vota më shumë se Kurti.

Konjufca foli edhe për mocionin e mosbesimit të inicuar nga LDK-ja, ku thotë se nuk ndodh askund në botë që partneri yt me të cilin je në koalicion të bëjë mocion mosbesimi vetëm që ta zërë vendin e kryeministrit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat