Thaçi kërkon formimin e shpejtë të qeverisë, fton për tranzicion të rregullt demokratik

Aktuale

Thaçi kërkon formimin e shpejtë të qeverisë, fton për tranzicion të rregullt demokratik

Nga: G.B Më: 29 maj 2020 Në ora: 09:50
Hashim Thaçi

(E plotësuar) - Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka kërkuar formimin e shpejtë të qeverisë së Kosovës pas vendimit në favor të tij të Gjykatës Kushtetuese. Derisa bëri thirrje për respektim të këtij vendimi, i pari i shtetit theksoi se liderët politikë duhet të angazhohen për një tranzicion të rregullt demokratik.

Thaçi në një konferencë për medie tha se duhet të respektohet rendi kushtetues në Kosovë.

Thaçi: Mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese

“Si president i vendit e mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese që i hap rrugë formimit të qeverisë së re të Republikës së Kosovës. Kam qenë i kujdesshëm në çdo hap që e kam ndërmarrë që të jetë në përputhje të plotë me kushtetutën e vendit. Kjo u konfirmuar edhe mbrëmë në vendim unanim të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese. Më e rëndësishmja është që Kushtetuesja e konfirmoi se Kuvendi i Kosovës është institucioni më i lartë politik në vend. U konfirmuar që vullneti i qytetarëve janë të gjitha partitë, jo vetëm vullneti i një partie”, tha ai.

Thaçi tha se rrethanat e reja kërkojnë një qeveri funksionale dhe efikase.

Thaçi: Dua që sa më parë të themelohet qeveria e re

“Tani dua që sa më parë të themelohet qeveria e re. Rrethanat kërkojnë qeveri funksional, efektive dhe efikase. Prandaj iu bëj thirrje të gjitha institucioneve, të gjitha partive politike që të zbatojnë të gjitha vendimin e Gjykatës Kushtetuese. Të zbatojnë dhe respektojnë. I ftoj liderët institucional dhe partiak që të kem një tranzicion të rregullt demokratik”, u shpreh ai.

Krahas kësaj, në këtë konferencë për media, presidenti i vendit ftoi edhe një herë BE-në që të liberalizojë vizat për Kosovën.

Thaçi: Ftoj edhe sot BE-në dhe shtete anëtarë të marrin vendimin e merituar për liberalizimin e vizave për Kosovën

“Ftoj edhe sot BE-në dhe shtete anëtarë të marrin vendimin e merituar për liberalizimin e vizave për Kosovën dhe qytetarët e saj”, tha ai.

Dje Gjykata Kushtetuese përmes aktgjykimit bëri të ditur se dekreti i presidentit të Thaçit për mandatarin është në përputhje me Kushtetutën e Kosovës.

Thaçi bën thirrje për formimin e Qeverisë së re

Presidenti i Kosovës, Hashim Thaçi ka thënë se duhet të formohen sa më shpejtë institucionet e Kosovës, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Në një konferencë për media, ai ka bërë thirrje për një tranzicion, forcim të demokracisë dhe institucioneve dhe respektim të Kushtetutës së Kosovës, përcjell Bota sot.

Këtë ditë ai e quajti të rëndësishme për demokracinë në Kosovë dhe fuqizimin e rrugëtimit tonë zhvillimor dhe euroatlantik, derisa u bëri thirrje partive që të krijojnë një parti funksionale, efektive dhe efikas.

"Si president i vendit, e mirëpres vendimin e Gjykatës Kushtetuese, që i hap rrugë formimit të Qeverisë së re të Republikës së Kosovës. Kam qenë i kujdesshëm në ccdo hap që kam ndërmarrë, që të jetë në përputhje të plotë me Kushtetutën e vendit Kjo u konfirmua mbrëmë me vendimin unanim të gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës. Është institucioni më i lartë politik në vend. U konfirmua se vullneti i qytetarëve të përfaqësuar janë të gjitha partitë, jo vetëm vullneti i një partie. Tani duhet që sa më parë të themelohet qeveri e re, pasi rrethanat kërkojnë qeveri funksionale, efektive dhe efikase. Prandaj, u bëj thirrje të gjitha institucioneve, të gjitha partive që të zbatojnë vendimin e gjykatës Kushtetuese, zbatojnë dhe respektojnë. I ftoj liderët institucional dhe partiak të punojnë së bashku që të kemi një tranzicion të rregullt demokratik. Edhe mediat i ftoj që të kontribojnë në këtë tranzicion, forcimit të demorkacisë, forcimit të institucioneve respektim të Kushtetutës së Kosovës", ka deklaruar Thaçi, përcjell Bota sot.
***

Presidenti i Kosovës ka thënë se duhet të formohen sa më shpejtë institucionet e Kosovës, pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.

Në një konferencë për media, ai ka bërë thirrje për një tranzicion, forcim të demokracisë dhe institucioneve dhe respektim të Kushtetutës së Kosovës, përcjell Bota sot.

Thaçi në konferencë për media pas vendimit të Kushtetueses (Drejtperdrejt)

Thaçi në konferencë për media pas vendimit të Kushtetueses

Presidenti Thaçi mban konferencë për media

Presidenti i vendit, Hashim Thaçi, sot në orën 10:30 mbanë konferencë për media.

Konferenca do tëmbahet në hapësirën në hyrje të Presidencës;

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat