Raka tregon se kur do të kalojë vala e parë e infektimeve dhe kur mund të ketë valë të dytë

Aktuale

Raka tregon se kur do të kalojë vala e parë e infektimeve dhe kur mund të ketë valë të dytë

Më: 29 maj 2020 Në ora: 10:57
Lul Raka

Infektologu dhe mikrobiologu Lul Raka ka paralajmëruar edhe njëherë rrezikun për përhapjen e COVID-19, i cili ende nuk ka kaluar.

Për valën e dytë të infektimeve me koronavirus, ai ka thënë se secili shtet duhet t’i bëjë përgatitjet e duhura, ndërsa ka shpjeguar se në Kosovë ende s’ka përfunduar vala e parë.

“Që të vije vala e dytë e koronavirust duhet të kalohet e para, për t’u kaluar e para duhet të kalohen 28 ditë prej rastit të fundit. Shumica e ekspertëve planifikojnë të ketë valë të dytë. Secili shtet t’i bëjë përgatitjet e duhura që t’i menaxhojë rastet e reja”, ka thënë ai në emisionin “Sot”.

Ai ka rikujtuar se rrezik për përhapje të koronavirusit ka në vendet ku ka grumbullim të madh të njerëzve.

“Patjetër që duhet qytetarët duhet të kujdesen. Elementi kryesor pse numri i rasteve është ulur ka qenë edhe efekti qytetarë. Kujdesi duhet të vazhdojë, distanca sociale duhet të vazhdojë, aty ku nuk ka mundësi të mbahet atëherë le të përdoren maskat. Rreziku ekziston në vende ku ka grumbullim të madh të njerëzve, prandaj duhet të mbahen maskat”, ka thënë Raka.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat