Ministria e Shëndetësisë pranon donacion maska e dezinfektues nga Polonia

Aktuale

Ministria e Shëndetësisë pranon donacion maska e dezinfektues nga Polonia

Më: 29 maj 2020 Në ora: 11:47
Donacioni nga Polonia

Ministria e Shëndetësisë ka njoftuar se ka pranuar një donacion prej 100 mijë maskave dhe 10 mijë e 350 litrave dezinfektues nga Polonia.

Përmes një postimi në faqen zyrtare në Facebook, MSh-ja ka bërë me dije se kontigjenti i ndihmës është dorëzuar në depon e Ministrisë së Shëndetësisë.

Njoftimi i plotë:

Ministria e Shëndetësisë ka pranuar sot një donacion prej 100 000 maskave dhe 10 350 litrave me dezinfektues për nevoja të profesionistëve dhe institucioneve shëndetësore, donacion nga shteti i Polonisë.

Ky kontigjent i ndihmës, i cili është dorëzuar sot në depon e Ministrisë së Shëndetësisë është pjesë e ndihmës polake për shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Zyrtarë të MSh-së, të cilët kanë pranuar donacionin kanë falënderuar autoritetet polake, për këtë kontribut të vlefshëm në përgjigjen e mëtejme të Kosovës kundër pandemisë së virusit Corona, Covid-19.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat