Millaku me poezi për koalicionin e ri: Ani kush, pra, me i pri kombit: ju, do pyka bijtë prej llomit

Aktuale

Millaku me poezi për koalicionin e ri: Ani kush, pra, me i pri kombit: ju, do pyka bijtë prej llomit

Nga: H.O. Më: 29 maj 2020 Në ora: 16:48
Ilustrim

Ish deputetja e Vetëvendosjes, Drita Millaku në një postim të saj në Facebook ka publikuar një poezi duke ia kushtuar koalicionit të ri, LDK-AAK-Nisma.

Ja poezia më poshtë:

Ju rrugaca sallahana
vagabonda shakllabana
rricna t'ndyet, mikrobe të kqi
qi të mjerës moj Shqipni
kthelltë hi i keni në mushkni
pa dhimbë gjakun tuj ia pi,
por der kur, bre batakçi!

Ani kush, pra, me i pri kombit:
ju, do pyka bijtë prej llomit./Bota sot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat