Demantim – Shumica e pëlqimeve të Thaçit dalin të jenë FAKE

Aktuale

Demantim – Shumica e pëlqimeve të Thaçit dalin të jenë FAKE

Më: 29 maj 2020 Në ora: 17:31
Hashim Thaçi

Hashim Thaçi së fundmi përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook ka komentuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Ajo se çfarë u vu re nga gazetarët e Kosovo Insights është diferenca e reagimeve në postimin e tij.

Kur Thaçi shkruajti për gatishmërinë ndaj Qeverisë Hoti, qytetarët e Kosovës reaguan me ‘nervozë’ në postimin e tij. Edhe në këtë postim shihen pëlqimet e profileve fallco dhe faqeve që nuk kanë të bëjnë fare me politikë apo person ekzistent.

Përkrahja e Hashim Thaçit nga populli vërehet se është zvogluar çdo herë e më shumë, në krahasim me vitet e kaluara.

Bazuar në këtë fakt , presidenti Hashim Thaçi tashmë ishte i pregaditur për ‘postimin’ dhe nuk dëshironte që t’i përsëritej e njejta gjë.

Në postimin e fundit të Presidentit, shihet që kësaj radhe reagimet me ‘pëlqim’ ishin shumë më të mëdha në numër se sa ato ‘nervoz’.

Në këtë moment filluan të rriten dyshimet ndaj reagimeve në postimin e tij.

KI filloi hulumtimet rreth kësaj çështjeje dhe zbuluan se një numër i konsiderueshëm i profileve të cilët e kan pëlqyer postimin e tij duken të jenë fake (fallco).

Kjo ndoshta ishte e organizuar me qëllim të zbutjes se reagimeve të qytetarëve të nevrikosur, për shkak të pa kënaqësive dhe kritikave të shumta që mori Thaçi si President.

Vlenë të theksohet që edhe Partia SocialDemokrate (PSD) kishte përdour këtë teknikë që të duket parti e madhe e me shumë përkrahës.

Në vazhdim sjellim disa foto ku shihen profilet fallco dhe faqet pa kurrfarë lidhje politike ta kenë pëlqyer shkrimin e presidentit Thaçi.

Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
Image
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat