Borrel: BE për ruajtjen e kufijve ekzistues të Kosovës dhe Serbisë

Aktuale

Borrel: BE për ruajtjen e kufijve ekzistues të Kosovës dhe Serbisë

Nga: F. B. Më: 29 maj 2020 Në ora: 21:33
Josep Borrell

Përfaqësuesi i lartë i BE-së për politikë të jashtme dhe siguri Josep Borrell  ka deklaruar se është shumë r qartë se “BE është për ruajtjen e kufijve ekzistues dhe shtoi se disa anëtare të BE-së kundërshtojnë çdo hap në atë drejtim” shkruan “Beta” transmeton “Bota Sot”.

Duke fol në një video-konferencë me një grup të gazetarëve euro-perëndimor, Borrel ka tërhequr vërejtjen se marrëveshja mes Prishtinës dhe Beogradit duhet të jetë e pranueshme për bashkësinë ndërkombëtare ka njoftuar Radio Evropa e Lirë (RSE).

“Ata nuk kanë duar të lira që të vendosin çfarë duan sepse secila marrëveshje do ketë pasoja për regjionin. Ju shumë e mirë e dini sa është e ndjeshme ndryshimi i kufijve. Filloni të ndryshoni kufijtë në një vend, ndërsa tjetra thotë se “edhe unë dua të ndryshojë kufijtë” tha Borel për gazetarët.

I pyetur rreth angazhimit të palës amerikane në proces, Borrel tha se Brukseli nuk garon me Uashingtonin por ekziston vetëm një dialog mes Prishtinës edhe Beogradit dhe atë e ka nisur BE.

“Nëse ShBA dëshiron të ndihmojë , kjo është mire dhe e dobishme. Por ne nuk ja udhëheqin qëllime propagandistike. Ne duam të kryejmë punë serioze dhe të vazhdohet dialogu që tash fatkeqësisht është i bllokuar nga shkaku i njëjtë si përpara për shkak të jo stabilitetit politik”, tha Borrel.

Ai i ka vlerësuar jo të arsyeshme deklaratat e presidenti Thaçi rreth përfaqësuesit të sapoemëruar të BE-së Lajçak. Borel ka tërhequr vërejtjen se pa marr parasysh shtetësinë, bëhet fjalë për zyrtarë shtetëror apo kombëtar që punojnë për institucionet e BE-së.

Thaçi ka thënë se “ duhet të jenë të vetëdijshëm se Kosova është shtet i pavarur e sovran, por përtej rrugës janë dy bisedues që vijnë nga vende që nuk e kanë pranuar Kosovën (Spanja e Sllovakia). Lajçak bile ka votuar kundër pranimit të Kosovës në UNESCO” ka thënë presidenti i Kosovës.

“Fakti se përfaqësuesi special është nga Sllovakia, unë vij nga Spanja. Ani çka”, tha Borel duke shtuar se edhe në vend të Lajçakut ka mundur të emërohet dikush që ka njohur Kosovën, atëherë edhe Serbia do të i jepte vetës të drejtë që të flas për emërimin.

Andaj Borrel iu rekomandoi politikanëve që mos të merren me gjëra të tilla shtoi ai për RSE.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat