Zbulon Geni Geci: Ja kur filluan përçarjet mes shqiptarëve në luftën e Kosovës

Aktuale

Zbulon Geni Geci: Ja kur filluan përçarjet mes shqiptarëve në luftën e Kosovës

Më: 29 maj 2020 Në ora: 21:43
Geni Geci

Ish-deputeti i LDK-së, Gani Geci ka shpërndarë disa fotografi në rrjetin e tij social facebook së bashku me shokët e tij të luftës.

Geci ka treguar periudhat kur janë shkrepur fotografitë dhe ngjarjet përkatëse që kanë ndodhur, kryesisht aksionet luftarake kundër Serbisë.

Në fund të shkrimit Geci thotë se për sa kohë financoheshin nga paratë e familjeve të tyre nuk kishte përçarje, ato filluan kur filluan financimet nga jashtë, shkruan ai.

Postimi i plotë:

Tri foto të mijat.
Njëra e vitit 1985 kur isha nxënës i shkollës së mesme në Skënderaj, disa javë para se të shkoja në burg me 05.12.1985.

E dyta është foto e vitit 1992 një javë pas aksionit të parë të kryer kundër forcave serbe në Skënderaj me urdhër të komandantit legjendar Adem Jashari, këtu bashkë me Agim Gecin dhe Xhevahir Gecin dhe në këmbë Haxhi Geci (vëllau im).
E treta e vitit 1993 pas aksionit tonë në Drenas për ti frikësuar bashkëpunëtorët e Serbisë në këtë aksion morëm pjesë unë Sami Lushtaku,Fadil Kodra,Ilazë Kodra, Xhevahir Geci dhe ku bashkëpunëtorëve të Serbisë kur na pyeten kush jeni ju bre djemë Sami Lushtaku pat thënë
“Ne jemi Policia e Ibrahim Rugovës ”
Sa kohë që ne kishim armët tona dhe financoheshim me para të familjeve tona nuk kishim asnji përqarje.
Përqarjet kanë filluar atëhere kur kan filluar të vijnë financat nga jashtë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat