Nagavci: Vendimi i Kushtetueses ishte shkresë politike

Aktuale

Nagavci: Vendimi i Kushtetueses ishte shkresë politike

Më: 29 maj 2020 Në ora: 23:36
Arbërie Nagavci

Nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës, Arbërie Nagavci, tha se vendimi i Kushtetueses ishte vetëm ‘shkresë politike’.

“Përveç faktit se GJK ka tejkaluar kompetencat e saj si interpretuese e kushtetueses, në pikën 13, 18 tejkalon kompetencat duke shkruar apo amandamentuar atë që është kompetencë e Kuvendit”, thotë Nagavci.

Përveç gjuhës politike që e përdor kushtetuesja, thotë Nagavci, shihet se ka mospërputhje e pasaktësi.

“Në deklaratë thuhet se fituesi i zgjedhjeve ka refuzuar të japë mandatarin, e është e pavërtetë sepse ne shprehimisht e kemi njoftuar presidentin për mandatarin sapo të formohen kushtet. Për ne, vendimi ishte i papranueshëm dhe shpërfaqin se në këtë shtet numri më i madh i institucioneve janë të kapura”, tha Nagavci, duke shtuar se gjithçka ishte në favor të presidentit Thaçi.

Sipas Nagavcit, në vendim përmenden 82 deputetë, e sipas saj, kjo s’është aspak e nevojshme dhe Kushtetuesja, përmend ‘fakte të Thaçit’.

“E përmend edhe fjalën “mund” që tregojnë se gjithçka varet nga vullneti presidentit, që ai mundet ose s’mundet ta shpërndajë Kuvendin”, u shpreh Nagavci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat