Profesori i Bujqësisë Imer Rusiovci shprehet optimist: Nuk ka mbaruar gjithçka, shteti të trajtojë bujqësinë me prioritet

Aktuale

Profesori i Bujqësisë Imer Rusiovci shprehet optimist: Nuk ka mbaruar gjithçka, shteti të trajtojë bujqësinë me prioritet

Më: 30 maj 2020 Në ora: 10:12
Imer Rusinovci

Profesori i Bujqësisë Imer Rusinovci thotë për dokumentarin “Expose” se bazuar nga të dhënat e terrenit tregon se nuk është fundosur gjithçka nga puna e fermerëve.

Rusinovci thotë se shteti duhet ta trajtojë bujqësinë me prioritet të lartë krahas mbështetjes për Shëndetësinë.

“Në raport me vitet e kaluara, ky është një vit shume specifik, pa planifikuar ç’ka na ndodhi, paraqitja e pandemisë pamundësoi realizimin e një seri te punëve, ne veçanti në bujqësi. Andaj është një vit qe qeveria duhet ti ketë dy prioritete te veçanta, krahas mbështetjes ne shëndetësi duhet te ndihmoje edhe fermerët. Duhet te intervenohet përmes pakos emergjente sepse vetëm kështu e krijojmë një mjaftueshmeri për bujqësinë. Unë nuk e shoh te mbaruar vitin te fermerëve, mund te bisedohet për shkallë te dëmit por definitivisht nga ajo qe kam pare nuk është gjithçka e fundosur prodhimtaria e tyre” tha Rusinovci.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat