Bislimi tregon kur u draftua dokumenti i Gjykatës për dekretin e presidentit

Aktuale

Bislimi tregon kur u draftua dokumenti i Gjykatës për dekretin e presidentit

Nga: G.B Më: 30 maj 2020 Në ora: 10:13
Besnik Bislmi

Ministri në detyrë i financave, Besnik Bislmi, ka reaguar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese që i jep të drejtë dekretit të presidentit.

Përmes një postimi në Facebook, ai ka thënë se me 28 maj ekipi i juristëve i zyrës së presidentit, njoftoi përmes njoftimit të postuar në faqen e Gjykatës Kushtetuese, se vendimi është në harmoni me Kushtetutën, përcjell Bota sot.

Ai ka thënë se ky dokument është draftuar pak kohë para publikimit të dekretit të presidentit të vendit, në pasditen e 30 prillit.

Bislmi ka thënë se pas publikimit të dokumentit, presidenti përmes një konference për media, e falënderoi Gjykatën për bashkëpunimin ndër vite.

Postimi i tij i plotë në Facebook:

Ekipi i juristëve i zyrës së presidentit të vendit, përmes një njoftimi të postuar në faqen e internetit të Gjykatës Kushtetuese të Kosovës më datën 28 maj, konstatoi që kushtetuta e Kosovës është në harmoni të plotë me parimet bazë dhe frymën e shprehur në dekretin e presidentit të vendit të datës 30 prill, që e nominon z. Hoti si mandatarë për formimin e qeverisë së re.
Mësohet që ky dokument është draftuar pak orë para publikimit të dekretit të presidentit të vendit në pasditen e 30 prillit.
Menjëherë pas publikimit të dokumentit, presidenti i vendit përmes një konference për media iu falenderua gjykatës kushtetuese për bashkëpunimin e shkëlqyeshëm ndër vite.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat