Analistja ‘zbulon’ skenarin e LDK-së me Hashim Thaçin – ja ku është përgatitur vendimi i Kushtetueses

Aktuale

Analistja ‘zbulon’ skenarin e LDK-së me Hashim Thaçin – ja ku është përgatitur vendimi i Kushtetueses

Nga: N. H Më: 30 maj 2020 Në ora: 10:46
Hashim Thaçi dhe Isa Mustafa

Njohësja e çështjeve politike, Luljeta Aliu, ka bërë një koment rreth vendimit të fundit të Gjykatës Kushtetuese e Kosovës, e cila ka thënë se dekreti i presidentit Hashim Thaçi, për ta mandatuar Avdullah Hotin nga Lidhja Demokratike e Kosovës për postin e kryeministrit, është në përputhje me Kushtetutën dhe se mocioni i mosbesimit ndaj në qeverie në kuvend nuk rezulton në shpërndarjen e detyrueshme të kuvendit.

Aliu përmes një shkrimi në Facebook, ka thënë se prej momentit kur LDK-ja ka thënë se do të dërgojë kandidatin për kryeministër vetëm me kushtin që Presidenti garanton, ka qenë e qartë që vendimi është përgatitur nga zyra e Thaçit.

Image
Luljeta Aliu

“Prej momentit kur LDK ka thënë se do të dërgojë kandidatin për kryeministër vetëm me kushtin që Presidenti garanton që ky veprim politik nuk është anti-kushtetues, ka qenë e qartë që vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i kushtëzuar dhe që është përgatitur nga ZYRA E HTH (zyra e presidentit nuk do të duhej të ishte politike!)”, shkruan ajo në Facebook.

Kujtojmë se i mandatuari për kryeministër të ri të Kosovës, Avdullah Hoti nga Lidhja Demokratike e Kosovës, ka mirëpritur vendimin e Gjykatës Kushtetuese, e cila nuk gjeti shkelje, sa i përket procedurës së mandatimit të tij për këtë post, nga ana e presidentit, Thaçi.

“Është koha të bashkohemi për të ardhmen e vendit dhe qytetarëve tanë. Askush nuk ka humbur. Rimëkëmbja e mirëbesimit në mes nesh dhe respektimi i rendit institucional është detyrë dhe obligim yni i përbashkët”, ka shkruar Hoti në llogarinë e tij në Facebook.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat