Çështja e kryeministrit, Arbër Zaimi: Hitleri e bëri Qeverinë edhe pse nuk e kishte shumicën

Aktuale

Çështja e kryeministrit, Arbër Zaimi: Hitleri e bëri Qeverinë edhe pse nuk e kishte shumicën

Nga: A.M. Më: 30 maj 2020 Në ora: 12:44
Arbër Zaimi

Këshilltari i kryeministrit në detyrë, Arbër Zaimi, mendon se situata e kohëve të fundit rreth çështjes së kryeministrit me atë të kohës së Hitlerit, ka ngjashmëri.

Ai në postimin e tij në Facebook, ka thënë se Hitleri ka ardhur në pushtet me vendimin e Presidentit Paul von Hindenburg, vetëm sa për të shmangur zgjedhjet.

Postimi i plotë:

Shumë e përmendin se “Hitleri erdhi në pushtet me votë”, i cili në vetvete është pohim idiot, si të thuash, Çikatila s’kishte flokë, dhe të lësh të nënkuptohet se secili që vuan nga alopecia, ka prirje për t’u bërë vrasës serial.

Por pak e dinë se elementet kryesore për fuqizimin e Hitlerit janë:

Një vendim i Gjykatës Kushtetuese që u quajt “Grusht i shtetit në Prusi”, i cili në 1932 ndryshoi bazat e federalizmit duke i dhënë të drejtë dekretit të presidentit Hindenburg.

Vendimi i presidentit Hindenburg që t’ia jepte Hitlerit mundësinë për të bërë qeveri edhe pse nuk e kishte shumicën, vetëm sa për të shmangur zgjedhjet.

Tradita politike në Republikën e Vajmarit për të tejkaluar mungesën e shumicave në Kuvend përmes gjendjeve të njëpasnjëshme të jashtëzakonshme që i jepnin fuqi presidentëve.

Sajesa e djegies së Rajshtagut, ku vetë Hitleri inskenoi një sulm ndaj Kuvendit dhe pastaj e përdori atë për të shpallur terroristë dhe të jashtëligjshëm kundërshtarët e tij.

Sounds familiar?

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat